top of page

Rrëfimi për qytetin e Shkupit fillon para më shumë se 2000 viteve. Në mesin e thesarit të mbetur historik dhe arkitektonik, vend të posaçëm kanë edhe 130 monumentet historike - kulturore si dhe datat historike që përkujtojnë të kaluarën e furishme.

Njëra prej datave më të rëndësishme për kryeqytetin e Maqedonisë është Dita e çlirimit, 13 Nëntori i vitit 1944. Këtë vit po mbushen saktë 70 vite nga realizimi i synimeve shekullore për lirinë kombëtare. Sot po përkujtohen 87 viktimat dhe 1200 luftëtarët, të cilët më 13 nëntor të vitit 1944 morrën pjesë në çlirimin e qytetit nga okupatori gjerman. 

bottom of page